“Kamza është porta drejt të ardhmes”

Postuar më: 20 May 2017 08:37

Papritur flakët ngrihen lart. Tymi mbush kuzhinën.

Sabrina Allmeta mban tiganin në duar dhe qesh e lumtur.

Spektakli i vogël i ka dhuruar gëzim.

Edhe mësuesi i saj qesh i kënaqur.

Ai do donte të kishte më shumë nxënëse të tilla.

19-vjeçarja studion në shkollën profesionale të Kamzës, një periferi e trishtë e Tiranës, kryeqytetit shqiptar.

Ajo që në Gjermani është rregull, në Shqipëri është një përjashtim i madh.

“Formimi profesional në shkollat tona nuk është i orientuar sipas nevojave të tregut,” thotë Ergis Papaproko, drejtor i shkollës profesionale të Kamzës.

Edhe në rastet e shkollave profesionale, trajnimi në praktikë është lënë pas dore.

Bashkëpunimi mes shkollave dhe tregut të punës është i dobët.

Kjo është një tjetër arsye se përse gati 40 përqind e të rinjve në Shqipëri janë të papunë- shpesh për shkak se janë të keqarsimuar.

Shkolla e Kamzës është bazuar në modelin gjerman.

“Ne kemi një formim shumë praktik këtu. Po ashtu kemi kontaktuar edhe kompani, që kanë nevojë për punëtorë të trajnuar mirë”.

Sabrina Allmeta punon që tani gjatë mbrëmjeve në një restorant.

Vajza e re e di, që krahas diplomës, do ketë edhe një vend pune.

Kjo shkollë dhe të tilla qendra të formimit profesional financohen nga Shoqata për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.

Kur GIZ nisi bashkëpunimin me këtë shkollë në vitin 2012, aty kishte 400 nxënës.

Tani aty studiojnë 1600 shqiptarë nga mosha 15 deri 19.

Me ndihmën e GIZ janë përpunuar e modernizuar planet mësimore dhe janë specializuar më shumë se 60 mësues.

Megjithatë angazhimi nga ana gjermane nuk është thjesht i njëanshëm.

Ata që arsimohen mirë, kanë shumë të ngjarë që të gjejnë një punë në tregun shqiptar dhe nuk do largohen jashtë vendit.

“Unë nuk do shkoj kurrë në Gjermani. E kam familjen time këtu, kam edhe punë, pse duhet të heq dorë nga gjithçka,” thotë Sabrina Allmeta.

Ajo e di mirë se ruga drejt Gjermanisë mund të jetë pa krye.

Motrat e saj udhëtuan në fund të verës së vitit 2015 drejt Gjermanisë, ajo mbeti këtu për të vazhduar studimet.

Dhjetëra mijëra shqiptarë emigruan drejt Evropës veriore, së bashku me sirianë, irakianë dhe afganë.

Shumë aplikuan për azil në Gjermani, por thuajse të gjithë u refuzuan- mes tyre edhe motrat e vëllezërit e Sabrinës.

*Marrë me shkurtime nga Stuttgarter Nachrichten

1 koment për këtë artikull
  1. bujari at 8:35 am

    BRAVO SA ME SHUME SHKOLLA TE TILLA TE HAPNI,,,,,KETO SHKOLLA PROFESIONALE TE ORINTOHEN NE DREJTIM TE TURIZMIT,,[KAMARIER,GUZHINJER,BANAKIER,PUNTOR HOTELI,]DHE NE FUSHEN E NDERTIMIT,,,PO ASHTU DHE NE SPECIALIZIMIN E BUJQESISE-BLEGTORISE..////

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *