Juventus mposht Lazio-n 2:0, fiton Kupën e Italisë

Postuar më: 17 May 2017 23:25

Juventus është fitues i Kupës së Italisë për 2016-2017.

Zonja e Vjetër fitoi finalen e madhe kundër Lazios në “Olimpico”.

Bardhezinjtë mposhtën kryeqytetasit 2:0, me golat e Dani Alves dhe Leonardo Bonuccit.

Juve i hapë rrugë kështu synimit të madh, fitimit të tripletës.

Serien A e siguron me një fitore ndaj Crotones të shtunën, ndërsa tripleta kompletohet nëse Juve triumfon në mbrëmjen magjike të Kardifit, në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *