Julian Assange është tashmë një njeri i lirë…

Postuar më: 19 May 2017 11:44

Suedia bëri të ditur sot se ka vendosur të pushojë hetimet për themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange.

Ai akuzohej për përdhunim.

Vendimi dramatik u bë i ditur nga Drejtoresha e Prokurorisë Suedeze, Marianne Ny.

Australiani 45-vjeçar jeton prej pesë vitesh brenda në ambasadën ekuadoriane në Londër, pasi ka marrë azil politik.

Pak momente pas vendimit, ai postoi një foto duke buzëqeshur.

Ai i mohon akuzat e bëra në vitin 2010.

Assange druhet se do ekstradohet në SHBA, ku do gjykohet për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete ushtarake dhe diplomatike.

Tani pritet të shihet nëse ai do fluturojë drejt Ekuadorit për të shmangur ekstradimin në Amerikë.

Nëse del nga ambasada, ai mund të arrestohet nga Britania dhe të ekstradohet.

Vëmendja do jetë tani tek Britania, e cila nuk ka konfirmuar akoma nëse ka një urdhër ekstradimi nga SHBA për Assange.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *