Humbi 92 kg duke u transformuar në një super yll, por ka një këshillë për ju…

Postuar më: 18 May 2017 16:01

Njihet për transformimin e saj drastik të trupit, pasi humbi plot 92 kilogramë.

Tani Simone Anderson është bërë burim frymëzimi për njerëzit e tjerë, duke u dhënë edhe këshilla të vlefshme se si mund të humbasin peshë dhe, më e rëndësishmja, të ndjekin një regjim ditor të shëndetshëm.

Simone bëri një rikthim 360 gradë në jetën e saj, duke iu kushtuar një regjimi më të mirë, i cili u bë prioriteti numër një i saj.

Sfida e radhës është të mbajë peshën që tashmë ka.  Ajo thotë për “Daily Mail” se planifikimi i ushtrimeve në kalendar është çelësi i suksesit të saj.

“E shoh si më të rëndësishmin e të gjitha ndodhive të tjera dhe nuk e ndryshoj për asgjë”,- thotë Anderson.

Me mbi gjysmë milion ndjekës në rrjetet sociale, vajza nga Zelanda e Re vazhdon të punojë fort për të qenë në formë, e shëndetshme dhe të duket mirë.

Në këshillat e saj përfshihet organizimi dhe përgatitja për gjithë javën në vijim.

Çdo të diel shpenzoj disa orë duke planifikuar ushqimin që dëshiroj për javën, bëj më pas blerjet dhe përgatis vaktet”,- vijon Simone. Ajo gjithashtu sigurohet që të ketë gjithmonë një shishe ujë me vete.

“Dua të jem e hidratuar gjithmonë pasi krijon një diferencë të madhe në nivelin tim të energjisë”,- vijon ajo.

“Ka qenë një ndryshim i madh gjatë muajve të parë, pasi mësova të kaloj nga një gotë verë me miqtë dhe darka, në ecjen e mëngjesit dhe lëngjet e freskëta të frutave. Por këto ndryshime të vogla ditore ka vlerë afatgjatë, pasi bëhet stili i ri i jetesës”,- vijon Anderson.

Plani tipik i ushqimit të Simone:

Mëngjesi: Lëng i pasur me proteina me banane dhe qumësht.

Çaji i mëngjesit: Një dorë ara dhe një frut.

Drekë: Omëletë me perime

Darkë: Oriz kaf, salmon, avokado dhe një vezë të zierë shumë.

Këshilla: Preferoj të pi një çaj pas darkës që të mos kem uri për gjëra të ëmbla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *