Hayden, ende në gjendje kritike

Postuar më: 18 May 2017 16:11

Nuk vijnë lajme të mira nga spitali Bufalini i Çezenës, ku është shtruar Nicky Hayden, i cili pësoi një aksident të rëndë pasditen e së mërkurës, kur u përplas nga një makinë ndërsa ishte duke u stërvitur me biçikletë në Riçone.

Stafi mjekësor i spitalit lëshoi një komunikatë ku sqaronte gjendjen e pilotit të Superbike, ish-kampion bote i MotoGP. “Nuk ka ndryshime të mëdha për gjendjen e pilotit.

Hayden qëndron në repartin e reanimacionit, por gjendja është shumë e rëndë”, lexohet në komunikatën e stafit mjekësor të spitalit Bufalini.

Ato që shqetësojnë më shumë mjekët janë plagët e marra në kokë nga Hayden. Piloti 35-vjeçar amerikan e pësoi aksidentin rreth orës 14:00 të së mërkurës, në aksin Riçone-Tavoleto, jo shumë larg Mizano Adriatikos.

Ish-kampioni i botës në MotoGP po stërvitej me biçikletë kur u përplas nga një makinë e tipit Peugeot.

Biçikleta e përdorur nga Hayden ra në kanalin në anë të rrugës, ndërsa vetë piloti u përplas me xhamin e përparmë të makinës, duke marrë plagë të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *