Gjinushi: Data 25 qershor është antiligjore, Nishani të mos e dekretojë

Postuar më: 19 May 2017 20:03

Kreu i PSD, Skënder Gjinushi, shpreh rezerva për marrëveshjen Rama-Basha. I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Gjinushi tha se pakti doli jashtë qëllimeve pasi opozita insistoi për zgjedhje të lira, ndërsa marrëveshja e dakordësuar është antiligjore.

“Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore”, u shpreh Gjinushi.

Ai theksoi se po të ishte President i Republikës nuk do ta dekretonte datën 25 qershor të vendosur nga negociatat mes Ramës dhe Bashës.

“Po të isha, s’do e dekretoja. Si rregull data vendoset 9 muaj para zgjedhjeve. Tani këtu kemi ecur pas, që do të thotë se dhe me afatet do ecësh pas, pra të krijosh 42 ditëshin e regjistrimit të kandidatëve. Para datës 9 ai nuk mund të shpallë datë zgjedhjesh të ligjshme. Kemi bërë lloj lloj zgjedhjesh dhe janë justifikuar me marrëveshje politke edhe Dushuku e disa deformime që i kanë kushtuar Shqipërisë. Sot jemi në prag të hapjes së negociatave dhe këto zgjedhje duhet të ishin më të padiskutueshme dhe të gjithë prisnin cilësinë më të mirë, për të prëmirësuar standardet. Ta bësh këtë me antiligj, është e pafalshme. Marrëveshja nuk është e legjitimuar, pasi çdo marrëveshje duhet kthyer në bazë ligjore“, tha Gjinushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *