Foto nga hera e fundit kur SHBA-të bënë luftë me Korenë e Veriut

Postuar më: 17 May 2017 19:28

Për herë të parë janë publikuar foto me ngjyra nga lufta mes dy Koreve, nga e cila mbetën të vrarë më shumë se 2 milionë persona, nga të cilët edhe 33 mijë trupa amerikane.

“Fantazmat e Luftës” është titulluar kjo foto-galeri e veçantë që të sjellë edhe një herë emocionet e asaj kohe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë për herë të fundit luftë me Korenë e Veriut.

Nga kjo epope janë rikthyer sot në mënyrë fantastike fotot me ngjyra të cilat tregojnë skena të mahnitshme të asaj lufte të përgjakur.

Fotot që janë “ngjyrosur” nga një elektricist britanik, e kanë sjellë edhe një herë mëse të gjallë luftën e shumë viteve më parë.

Fillimisht ato ishin vetëm bardhë e zi, por u “ngjyrosën” me profesionalizëm nga Royston Leonard, 54-vjeçari nga Cardiff, Uells, Britani e Madhe.

Lufta e Koresë u zhvillua gati në 3 vite, në periudhën prej 25 qershor 1950 deri në firmosjen e Traktatit te Ndarjes se Vijës se Demarkacionit ne dy pjese territoriale te gadishullit te Koresë, më 27 korrik të vitit 1953.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *