Erdhi vera!!! Nxirja perfekte të trupit me vetëm një ditë

Postuar më: 18 May 2017 18:33

Që të arrini një nxirje perfekte, edhe pse në dispozicion mund të keni vetëm një ditë plazh, nuk është edhe aq e pamundur siç e mendojmë ne.

Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju merrni ndonjë orë rreze dielli në plazh gjatë fundjavave. Në realitet kjo gjë është e mundur me përdorimin e një kremi solar që është thelbësor jo vetëm për mbrojtjen e lëkurës, por mbi të gjitha për të shmangur irritimet dhe njollat kafe të diellit, të vështira për t’u eliminuar.

 Rreziku është ai që të keni, edhe vetëm pas një dite, një nxirje jo homogjene, e cila ka mundësi të shkatërrojë lëkurën për gjatë gjithë pushimeve të verës. Përdorimi I kësa kreme duhet të jetë me cilësi të mirë hidratuese, që t’i lejojë lëkurës të nxihet gradualisht pa asnjë djegie nga dielli. Ndërsa nëse keni një lëkurë rezistente nga dielli, mund të zgjidhni një krem me një faktor SPF jo shumë të lartë , nëse lëkura juaj është shumë delikate, është e detyrueshme të zgjidhni një krem solar me një faktor më të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *