Dy persona plagosen në Velipojë

Postuar më: 19 May 2017 14:10

Dy persona kanë mbetur të plagosur në sektorin e plazhit në Velipojë të Shodrës

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se personat e plagosur janë transportuar drejt spitalit të Shkodrës.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti por nuk dihen shumë detaje rreth ngjarjes.

Personat e plagosur janë identifikuar nga policia si: Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç.

Dyshohet se ata janë qëlluar nga një person i tretë.

Për ngjarjen, katër persona janë shoqëruar në polici, ndërsa mësohet se janë nga i njëjti fis, Pergega./ORA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *