Duka bën llogaritë e PAA, Nard Ndoka bën një batutë

Postuar më: 19 May 2017 14:17

Pas takimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha me aleatët, ku u diskutua që këta të fundit të garojnë me logon e selisë blu, reagoi edhe kreu i PAA, Agron Duka.

Ai tha se partia e tij do të tentojë të masë forcat në të paktën disa qarqe.

“Një deputet unë e kam të sigurt në Durrës. Basha na dha të drejtën të zgjedhim se si do të garojmë.

Të provojmë veten nëse marrim deputetë.

Po shoh mundësinë nëse mund të masim forcat vetë. Mendoj se zoti Basha ishte i detyruar të pranonte marrëveshjen. Unë do të preferoja të garoja me siglën time. Është më mirë që secili të masë forcën e tij,” tha Duka.

Duke e pranoi se marrëveshja mes Ramës dhe Bashës dëmton partitë e vogla, por tha se Basha ishte i detyruar ta pranonte.

Këtë mendim ndan edhe kreu i PDK, Nard Ndoka.

Ai shkoi më tej kur bëri një batutë për diskutimin se si do garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Është një periudhë që ngjalat nuk janë shumë të përshtatshme në këtë stinë. Ne jemi më tepër tek mishi,” tha Ndoka.


Nard Ndoka batuta me gazetaret by news-al

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *