Dorëzohet Ivanov, i jep mandatin Zaevit për formimin e qeverisë së re

Postuar më: 17 May 2017 12:12

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov është dorëzuar më në fund dhe ka vendosur t’i japë mandatin e formimit të qeverisë kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Mediat në Shkup njoftojnë se Zaev ndodhet në Presidence ku nga çasti në çast do të marrë mandatin e formimit të qeverisë bashkë me partnerët shqiptarë.

Kjo lëvizje e Ivanon vjen pas një presioni të fortë dhe të gjatë të ndërkombëtarëve dhe pasi shumica e re zgjodhi kryeparlamentarin Talat Xhaferri, i cili e kishte njoftuar Ivanovin se ngërçin do e zgjidhte Parlamenti, nëse ai nuk mandatonte Zaevin.

Më parë, Ivanov kishte kërkuar garanci për ruajtjen e shtetit dhe respektimin e Kushtetutës, ndërsa ka kundërshtuar gjatë bashkë me Gruevskin platformën e shqiptarëve.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *