Delawie: Njerëzit me akuzë për korrupsion nuk dua t’i shoh në listat zgjedhore

Postuar më: 19 May 2017 16:47

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka përsëritur thirrjen e tij, që në listat zgjedhore mos të ketë njerëz më aktakuza për korrupsion.

Ai gjatë një vizite që i ka bërë KQZ-së ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz, ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion. Delawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.

Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *