Çmimi Kadare në letrat shqipe; Ja autorët që e kanë fituar

Postuar më: 22 May 2017 17:58
Fituesi i çmimit “Kadare 2017” për letërsinë shqipe do të shpallet gjatë Ditëve të Razmës në datat 26-28 Maj
Çmimi “Kadare” i kthyer tashmë në traditë në letërsinë shqipe, do të akordohet në fund të kësaj jave gjatë Ditëve Letrare të Razmës. Ky çmim akordohet nga  Instituti Europian Pashko me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës dhe në listën e ngushtë të jurisë janë aktualisht vetëm 6 autorë me veprat e tyre nga 36 dorëshkrime nga autorë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqipfolëse që janë dorëzuar gjatë muajve të aplikimit për këtë çmim. Juria e drejtuar nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu mblidhet për herë të fundit në fund të javës për të votuar për veprën më të mirë. Autori do të përfitojë çmimin me vlerë 10 mijë euro dhe botimin e librit nga Mapo Edition.
Po kush janë shkrimtarët që janë ngjitur në panteonin e çmimin “Kadare” në letrat shqipe?
Në vitin e parë të shpalljes së këtij çmimi ai do t’i shkonte një autori të njohur më shumë si poet. Bëhet fjalë për Rudolf Markun, i cili me romanin e tij “Tri divorcet e zotit Viktor N.”, një rrëfim për dilemën e një emigranti shqiptar që përballet me vendilindjen dhe të shkuarën e tij pas shumë vitesh, do të  tërhiqte vëmendjen e jurisë mes 41 dorëshkrimeve.
“Më shkoi nëpër mend ajo enciklopedi e dijes njerëzore që quhet “Don Kishoti” i Servantesit dhe m’u kujtua një bisedë e Don Kishotit me Sanço Pançën, ku ky i thotë: ‘Në një konkurs letrar, artistik, gjithkund çmimi më i rëndësishëm është çmimi i dytë’. – Pse? – e pyet Don Kishoti. “Sepse çmimi i parë jepet për hatër, i treti për gjynah, ndërsa i dyti është më i sakti’…”, – kështu do të shprehej shkrimtari Rudolf Marku ndërsa u nderua me Çmimin Kadare duke vlerësuar dorëshkrimet e kolegëve të tij në këtë garë.  Në finalen e parë të këtij çmimi kishte autorë si; Arti Lushi, Eliona Gjergo, Gazmend Krasniqi, Ilir Bezhani, Primo Shllaku, Shkëlqim Çela, Zija Çela, Shefqet Tigani,etj. Fjala e fundit i takon jurisë e cila pasi lexon të gjitha dorëshkrimet e merr vendimin me një votim të fshehtë.
Ky votim në vitin e dytë e dërgoi çmimin përtej Oqeanit, në SHBA, duke vlerësuar një matematicien të apasionuar pas letërsisë me çmimin Kadare 2016. Bëhet fjalë për shkrimtarin Shkëlqim Çela.  Me librin me novela ‘Embriologji’ Çela u zgjodh mes 7 pretendentëve në garën finale, ku ishin autorë si Bardhyl Londo, Vera Bekteshi e Mustafa Nano,etj.
Interesi për emrin e këtij shkrimtari pak të njohur në Shqipëri ishte i natyrshëm nga mediat pasi historia e tij është e veçantë. Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë.
Po cili do të jetë shkrimtari i vitit 2017 që do të nderohet me çmimin që mban emrin e shkrimtarit shqiptar më të njohur dhe më të përkthyer në botë dhe ka vlerën monetare më të lartën nga çmimet e tjera të ngjashme?! Fundjava që vjen do të na e zbulojë. Këtë vit prurjet ishin pak a shumë si çdo vit. Gjatë fazës së aplikimeve juria e përbërë nga shkrimtarë dhe studiues të letërisë; Ylljet Aliçka,  Mirela Oktrova, Ledia Dushi, Agim Baçi dhe Bashkim Shehu, ka pritur 36 dorëshkrime, nga të cilat vetëm 6 janë votuar për të kaluar në fazën finale.
Lista e autoreve dhe titujt e veprave mes të cilëve do të zgjidhet fituesi janë;
 
Musa Ramadani – Profeti nga Praga (roman)
Virion Graçi – 800 hapa larg Veneres (roman
Arben Kastrati – I dashuri unë (roman)
Mimoza Ahmeti – Tutori (roman)
Ardian Haxhaj – Vegim (roman)
Brajan Sukaj – Viti i Elefantit (roman)
1 koment për këtë artikull
  1. Rahmani i vertete at 9:49 pm

    Cfare shkrimi e cfare injorimi qe i ben Rahman Kadarese. E meriton ky shkrimtaruc i paskrupullt, gjoja i persekutuar nga regjimi monist por qe e mjele. Vazhdon e mjele dhe tani ne pluralizem duke lepire prapanicen e cilitdo pushtetar vetem per te perfituar per familjen poste ambasadori per vajzen, te drejten e perkthimit vetem te veprave te tij. ka monopolizuar trepan mediatik te librit. Nje njeri qe nuk sheh petrel hundes se tij. Por denigrim me te madh qe i ka bere gruaja (crv) e vet ne librin biografik te saj qe e nxjerr kurv..rin me te madh te Shqiperis. Cfare familje degjenerato kjo e Rahman Kadarese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *