‘Big Brother’ shkon larg: Gruan ma përdhunuan live në TV

Postuar më: 16 May 2017 13:42

Të tilla programe televizive ndonjëherë shkojnë shumë larg.

Bëhet fjalë për një reality show, të ngjashëm me Big Brother, që transmetohet në Serbi.

Një burrë pretendon se bashkëshortja e tij është droguar dhe përdhunuar gjatë këtij programi.

Andrej Laharnar, partner i konkurrentes Mirela Lapanoviç, i bëri këto akuza pasi e shoqja bëri seks me konkurrentin Milutin Milija.

Shikuesit e panë skenën shokuese, kur çifti bëri seks poshtë batanijeve.

Laharnar thotë se ekipi i programit ka përdorur drogë për të manipuluar partneren e tij që të bëjë seks, me qëllim rritjen e audiencës.

Ai thotë se ata po e mbulojnë çështjen e përdhunimit.

Laharnar pretendon se edhe partneri seksual i gruas së tij mund të jetë droguar.

Ekipi i këtij programi, të titulluar “Çiftet”, nuk ka komentuar.

Vitin e shkuar, ky program shkaktoi sërish debat pasi në një skenë u shfaq një burrë, mesa duket duke mbytur të shoqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *