Arrat dhe bajamet luftojnë kancerin

Postuar më: 19 May 2017 21:04

Harrojini pilulat me multivitamina dhe pijet për shëndetin. Sekreti për të jetuar më gjatë dhe i shëndetshëm mund të qëndrojë në një pjatë më arra, lajthi dhe kikirikë.

Kërkimet e fundit kanë treguar se personat që konsumojnë rregullisht kikirikë, arra, lajthi, stika jetojnë më gjatë se personat që nuk i konsumojnë.

Nga kërkimet është mësuar se këta persona që konsumojnë 7 herë në javë kikirikë, arra, lajthi, stika kanë 50% me pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë.

Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës ” superushqim ” – ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.

Por, arrat janë rreth nesh, ato janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive. Arrat, lajthit, kikirikët dhe stika janë dhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B, dhe përmbajnë acide yndyrore (të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit të tilla si adrenalina).

Ndërsa arra janë yndyrore, ato kryesisht përmbajnë yndyra të ‘mira’ të cilat mund në të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe pakësimin e shanseve nga goditjet kardiake.

Çdo arrë ka avantazhet e veta, disa arra kanë shumë vitamina.

Sioned Quirke i Shoqatës Dietike Britanike, rekomandon arra, lajthi, bajame, stika, kikirikë në mënyrë të përzierë për të marrë gamën e plotë të përfitimeve shëndetësore.

Ajo shtoi dhe se duhen konsumuar ato arra, bajame, stika, kikirika që janë direkt nga natyra dhe jo ato në paketime ku janë pjekur dhe kriposur nga kompani te ndryshme pasi vlerat e tyre ushqyese nuk do të jenë më njësoj me ato të natyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *