Ballina Aktualitet Kronika Aksident i rëndë te Ura e Dajlanit, bllokohet superstrada Tiranë-Durrës

Aksident i rëndë te Ura e Dajlanit, bllokohet superstrada Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur para disa minutash në rrugën e plazhit në qytetin e Durrësit, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar disa të plagosur.

Dy makinat u karamboluan rreth orës 17:30 tek Ura e Dajlanit në Durrës. Shkak për aksidentin mendohet se ka qenë shpejtësia me të cilin lëviznin një mjet tip “Mercedes Benz” dhe një tjetër “BMW”.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se nga aksidenti janë plagosur 5 persona.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet paraprake.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here