6-vjeçari gjeni nga Përmeti lë me gojë hapur publikun në emision

Postuar më: 19 May 2017 18:42

Arbër Xhani është 6-vjeçari nga Përmeti i cili falë aftësive të tij mbresëlënëse në matematikë ka lënë me gojëhapur të gjithë duke u konsideruar gjeni. Ai ka qënë në fokusin e mediave pak kohë më parë ku një rubrikë e ‘RTVSH’-së tregoi se si ai munddte të kryente veprime matematikore me shkallë të lartë vështirësie.

Asokohe u shkruajt se Arbri pritej t’i nënshtrohej testit të inteligjencës për të konrmuar zyrtarisht shkallën e tij të intelektit.

I ftuar mbrëmë në ‘Top Show Magazine’ Arbri tregoi edhe njëherë aftësinë etij të pagabueshme në mbledhjen, shumëzimin e numrave disa-shifrorë si dhe në përcaktimin se çfarë dite korrespondon X datë e X viti. Ai arriti të gjente që 11 Shtatori 2016 ka qënë e dielë si dhe data 11 shtatori i 2018-ës do të jetë e martë!

Fjala e fundit do t’i mbetet Ministrisë së Arsimit nëse vogëlushit do t’i lejohet të kalojë klasat më shpejt, me qëllim që të mos humbi interesin për shkollën e njëkohësisht të avancojë në marrjen e njohurive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *