11 frutat dhe perimet kundër këmbëve të ënjtura

Postuar më: 19 May 2017 09:42

Çokollata e zezë, avokado dhe luleshtrydhe parandalon grumbullimin e ujërave, përmirëson qarkullimin, i thua lamtumirë rëndesës dhe ujërave të tepërta

Kur ulemi për të ngrënë na ndodh shumë herë që të ekzagjerojmë me ushqimet e përpunuara, sikurse janë djathërat e staxhionuar apo ushqime të gatshme. Kujdes! Jo vetëm kundër kileve të tepërta, por edhe qarkullimit të dobët të gjakut, keqfunksionimi i qarkullimit të gjakut është përgjegjës jo vetëm për tension të lartë, kolesterol e sëmundje kardiovaskulare, por edhe për shqetësime të tjera, sikurse janë ënjtje apo fryrje e këmbëve, ndjesi të rëndesës dhe celulitit etj. Ndaj dhe dieta e duhur ushqimore, shoqëruar edhe me aktivitet fizik të përditshëm janë “arma” e duhur për të ruajtur shëndetin e mirë. Konsumimi i tepërt i ushqimeve të përpunuara, shumë të rafinuara, shumë të pasura me sheqerna dhe sidomos natrium mund të ndikojë dhe të rritë rrezikun e mbajtjes së ujit në organizëm, fryrje dhe ndjenjë rëndese. Për këtë arsye dietologët listojnë 11 fruta dhe perime që parandalojnë problemin e ënjtjeve të këmbëve, për shkak të akumulimit të ujërave në trup, duke ndihmuar organizimin në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi.

Asparag

Përveçse rezulton të jetë një prej frutave me përmbajtje të lartë me folate, asparagët përmbajnë gjithashtu rutina, një përbërës antioksidant i cili është në gjendje të veprojë si anti-inflamator dhe mbrojtës i enëve të gjakut. Po kështu është i pasur me asparagina, një aminoacid me veti diuretike, i dobishëm për të eliminuar akumulimin e lëngjeve të tepërta dhe për të luftuar mbajtjen e ujit të tepërt në organizëm.

Luleshtrydhe

Janë një burim i shkëlqyer i fibrave të tretshme, ka gjithashtu minerale shumë të çmuara sikurse janë potasiumi dhe magnezi. Përmban rreth 25 lloje antioksidantësh, mes të cilave edhe antocianina. Studime të ndryshme kanë evidentuar se flavonoidi i pranishëm te luleshtrydhet jo vetëm ka efekte kundër plakjes, por mbron edhe sistemin kardiovaskular. Konsumi i tyre si rezultat, ndihmon për të luftuar mbajtjen e ujit dhe lehtësimin e dhimbjeve të këmbëve.

Ananas

Me konsumimin e ananasit ndihmojmë në parandalimin dhe luftojmë mbajtjen e ujit dhe kjo falë bromelinës, ekstrakt proteine, e pranishme në këtë frutë. Kjo substancë e pranishme veçanërisht në zemër të frutit, përveçse përmirëson aparatin tretës për të pasur veti të mirë anti-inflamatore, përmirëson procesin e nxjerrjes së ujit të tepërt nga trupi.

Bajame

Nga frutat e thata zgjidhni bajamet, janë një burim i shkëlqyer i magnezit, një mineral që ndihmon për të eliminuar produktet e mbeturinave dhe helmeve të tepërta, ënjtjen dhe lodhjen.

Banane

Për të bllokuar dhe parandaluar këmbët e “rënda”, duhet t’i thoni po konsumit të një bananeje në ditë. Është një burim i mirë i potasiumit dhe vitaminës B6, vitamina dhe kripëra minerale që favorizojnë parandalimin e akumulimit të ujit.

Boronica

Përmbajnë sasi të madhe antocianine, antioksidantë që përmirësojnë qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtëm, duke liruar ndjenjën e rëndesës dhe ënjtjes.

Çokollatë e zezë

Çokollata jo vetëm është e mirë por bën shumë mirë për shëndetin. E cilësuar si një qetësues natyral kur bëhet fjalë për ditët e zymta apo me ngarkesë pune, duhet treguar kujdes në rast se konsumohet në sasi të mëdha, në të kundërt nuk përbën asnjë problem. Madje nga konsumimi i çokollatës së zezë përfitimet janë të shumta në shëndet dhe humor të mirë.

 Tarasako

Falë vetisë së saj diuretike e bënë këtë bimë aleat kundër fryrjes së këmbëve. Veçanërisht nëse bën një çaj me këtë bimë, mund të ketë efekte pozitive në lehtësimin e ënjtjes së këmbëve.

Çaj jeshil

Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil ngre sistemin imunitar për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm.

Avokado

Ky frutë ekzotik është i pasur me vitaminë B6, potasium, ushqyes të domosdoshme për të luftuar mbajtjen e ujit. Prania e yndyrave të mira e cila është një burim i mirë i këtij fruti nxit përthithjen më të mirë të antioksidantëve dhe vitaminave, të tilla si vitaminat A, E, D dhe K.

Majdanoz

Shoqëruese kryesore e pjatave tona. Përmban fitonutrientë, po kështu minerale të rëndësishme sikurse janë potasiumi, magnezi dhe vitaminat, veçanërisht vitamina K, çka e bëjnë këtë erëz një diueretik natural.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *