‘Zonja Vdekjeprurëse’/ Snajperja bukuroshe ruse, vrau 309 nazistë

Postuar më: 19 April 2017 15:58

Kur bie fjala për snajperët rus, i pari që na vjen në mendje është i famshmi Vassili Zajtsev, hero i Bashkimit Sovjetik, i cili me pushkën e tij të modifikuar me dylbi u bë tmerri i ushtrisë naziste në Stalingradin e rrethuar.

Por nuk ka qenë ky hero ii vetëm i kësaj lufte të madhe, pasi në Rusi krah burrave kanë luftuar heroikisht edhe gratë.

Dhe si Vassili Zajtsev ka qenë edhe një femër, Lyudmila Pavlichenko, heroinë e Bashkimit Sovjetik, e cila ka qenë femra që ka vrarë më shumë ushtarë nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pavlichenko konsiderohet si femra më e suksesshme si snajperiste në histori, shembullin e së cilës e ndoqën shpejt dhjetra gra e vajza ruse.

Ajo është gruaja më vdekjeprurëse gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës ajo vrau plot 309 ushtarë e oficerë të lartë nazistë.

E cilësuar si “Zonja Vdekjeprurëse”, fotot e saj historike bardhezi dhe të shoqeve të saj së fundmi janë shndërruar me ngjyra nga ekspertja ruse Olga Shirnina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *