Vuçiç politikanëve shqiptarë: I lusim të mos flasin më për bashkim në publik

Postuar më: 20 April 2017 15:50

Export to PDF | Export to DOC

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec.

Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”,- tha Vuçiq në konferencën për gazetarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të mërkurën për Radion “Evropa e Lirë” se, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme.

Reagimi i Thaçit pasoi deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

1 koment për këtë artikull
  1. fery at 7:39 pm

    Ti o Vuciq , mund te beshe c mose, bile je i gateshem te lidhesh edhe djallin , mund te nderrmere edhe veprime provokuese ne koraci, bosnje , mal te zi , shqiperi dhe kosove me hordhi e qelbesira serbe ne trenin provokues e provokime tjera idioteske me qellim te destabilizimit te rajonit dhe krijimin e favoreve per krijimin e serbise se madhe kurse ne shqiptaret , ne shqiptaret nuk u dashka te flasim dhe bejme komente per bashkimin e trojeve shqiptare ne nji shtet te vetem shqiptar qe paraqet nji budallallek i radhes serb dhe deklarate qesharake e yte.
    Ne shqiptaret Vuciq , do te bashkohemi , te pelqeu ty dhe serbeve tu apo , nuk ju pelqeu kurse , pasi te bashkohemi ne nji shtet shqiptaresh ,ne do ta organizojme nji referendum ne shtetin e ri shqiptar ku populli shqiptar dhe te tjeret do te deklarohen per tu bashkuar me SHBA nepermes ujrave nderkombtare si , detit adriatik, detit mesedhe dhe oqeanit atllantik..pra , kjo do te ndodh me shqiptaret dhe rethe shqiptareve ,o i gjori Vuciq …kurse ti pushoje te na shesesh mend se ,mend as per vehte si ke.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *