Vrasja në Vlorë: Viktima i dënuar me 12 vjet burg për vrasje, endej i lirë

Postuar më: 21 April 2017 10:43

Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmë nga vrasja e ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen “Ujë i Ftohtë”,

Pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka lënë të vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë, di dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore: 1. Florian Hila, 28 vjeç. 2. Arta Luka, 26 vjeçe. 3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Viktima ishte shënjestra e sulmit me armë dhe ka qenë person me precedentë. Ai ka qenë i dënuar për një vrasje në vitin 2001 në qytetin e Vlorës.

Në vitin 2001 ai ishte bashkëpunëtor në vrasjen e Laert Alushit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, dhe pas krimit, ai u dënua me 12 vjet burg.

Por nuk vuajti dënim, pasi u arratis jashtë vendit. Ai u arrestua në vitin 2011 në Vjenë të Austrisë dhe u ekstradua.

Nuk dihet se si autori ishte i lirë pasi duhet të vuante dënimin me 12 vite burg, por mësohet se çështja ka kaluar në disa shkallë të gjyqësorit.

Në vend janë sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa ka dyshime se janë përdorur disa armë dhe se ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve./dritare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *