Ballina Aktualitet Video: Nëse do u ndodhte kjo në avion, do terrorizoheshit

Video: Nëse do u ndodhte kjo në avion, do terrorizoheshit


Pasagjerët e tmerruar të një fluturimi në Nigeri nisën të thonin lutjet e fundit, ndërsa avioni u mbush me tym.

Një prej motorëve të avionit mori flakë në mes të fluturimit.


Kjo video tregon momentet e tmerrit në avion.

Avioni i Aero Contractors kishte 20 minuta që ishte ngritur në ajër, kur kabina nisi të mbushej me tym.

Tymi u bë më i dendur dhe avioni nisi të lëvizte lart e poshtë.

Në avion ishin 53 pasagjerë.

Por ndërsa avioni mbushej me tym, maskat e gazit nuk ranë dhe stafi u tha pasagjerëve që të mbulojnë gojën dhe hundën me letra të lagura.

Pas 35 minutash, avioni u ul në Lagos.

Autoritetet thanë se kanë nisur hetimet për incidentin.

Megjithatë ata lavdëruan pilotin që e uli avionin pa asnjë dëm në njerëz.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here