Video/ Luftë titanësh. Elefanti apo krokodili, ja kush fiton

Postuar më: 18 April 2017 19:05

Një “gropë me ujë” për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një elefanti, pasi një krokodil papritmas është shfaqur aty, duke tentuar ta kafshonte “hundën” e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, elefanti ishte duke tentuar të pinte pak ujë në një liqen në Parkun Kombëtar Liëonde në Malavi, kur bisha doli nga uji.

Në fillim pjesa tjetër e tufës së elefantëve gati sa u larguan, duke mos i ofruar ndihmë elefantit që po rrezikohej nga zvarraniku.

Por pastaj një tjetër anëtar i tufës erdhi në ndihmë të shokut të tyre, duke e “trembur” krokodilin dhe duke e shpëtuar shokun e tij.

Videoja është ngarkuar nga Alexander Makanga, i cili ka lindur në Malavi, por tani jeton në Britani të Madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *