Vend komunist dhe i izoluar? Turistja nuk mendon kështu

Postuar më: 21 April 2017 13:32

Bota është e mbushur me informacione se si shtypja dhe varfëria janë në rritje në Korenë e Veriut.

Por një turiste që shkoi atje nuk mendon kështu.

Joanna Chrzanowska e vizitoi Korenë e Veriut në shtator dhe tha se disa pjesë të vendit duken sikur je në Europë ose SHBA.

Madje ajo tha se një shtëtitore të bënte të dukeshe sikur ishe në Los Angeles.

“Nuk duket kaq keq sa bota po na bind se është. Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur Kim Jong Un erdhi në pushtet. Mos më keqkuptoni, jam e vetëdijshme se më kanë treguar vetëm një pjesë të vendit”.

“Por edhe kaq mjafton,” thotë ajo, duke shtuar se janë spekulime lajmet se nuk lejohet të bësh foto në këtë vend pasi të sekuestrojnë kameran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *