Urdhër-arrest për Albin Kurtin. Gjobë për kreun e Kuvendit

Postuar më: 21 April 2017 12:58

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar këtë të premte një urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Paraprakisht, shkak për këtë mësohet të jetë bërë mungesa e Kurtit në një seancë gjyqësore, mbi hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë e njëjta gjykatë ka gjobitur edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Kjo pasi mungoi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të Lëvizjes Vetvendosje.

Gjykata Themelore e Prishtinës e gjobiti Veselin me 200 euro, ashtu sikur edhe nënkryetarin e Kuvendit Xhavit Hliti, deputetët Leonora Limajt, Armend Zemaj si edhe Naser Osmani./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *