Thasë me kanabis në magazinë, kapet 30–vjeçari

Postuar më: 21 April 2017 10:07

Efektivët e Mirditës në bashkëpunim me ata të Lezhës kanë bërë të mundur zbulimin 19 kilogramëve kanabis.

Blutë kanë arrestuar edhe pronarin e saj.

Burime zyrtare sqarojnë se pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi i Pavlo Ndrecës, një 30–vjeçar me banim në Mirditë.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga kontrolli i ushtruar në një magazinë pranë banesës së tij, u zbuluan 4 thasë me kanabis./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *