Si nisi historia e vrasjeve: Ja kush ishte viktima në Vlorë

Postuar më: 21 April 2017 09:20

Ergys Gjioveshaj mbeti viktimë i një atentati me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës.

Sipas dëshmive të para, rreth orës 23:20 kanë qenë dy persona të pamaskuar, të cilët janë futur në ambientet e një lokali nate me muzikë, që ndodhej poshtë një pallati në zonën e “Ujit të Ftohtë” dhe kanë qëlluar në drejtim të tavolinës ku ndodhej 33 – vjeçari Gjioveshaj.

Ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Pak orë pas kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi qytetin e Vlorës, detaje të reja dalin në dritë për të riun që mbeti i vrarë.

Ergys Gjioveshaj, në vitin 2011 u arrestua në Austri, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës për vrasje në vitin 2001.

Së bashku me Florian Meçen, Gjioveshaj ishte dënuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Gjykata e kishte dënuar Ergys Gjioveshajn me 12 vite burg, ndërsa Meçen me 22 vite.

Burime bëjnë të ditur se Gjioveshaj kishte pak kohë që kishte lënë qelinë.

Një ndër pistat kryesore të vrasjes së tij është ajo e hakmarrjes.

 

Por cila është ngjarja për të cilën u dënua Gjioveshaj?

Në vitin 2001, rreth orës 17.00, në rrugën që lidh lagjen “10 Korriku” me lagjen “Pavarësia”, përballë shkollës “Qemal Ataturk”, kanë qenë të ndaluar në krah të njëri–tjetrit, me të njëjtin drejtim, automjeti tip Saurrel, i drejtuar nga Muharrem A. dhe një autoveture tip Benz Mercedes e drejtuar nga Laert Alushi.

Gjatë kohës që drejtuesit e të dy automjeteve kanë qenë duke biseduar njëri me tjetrin, mbrapa tyre kanë ardhur Ergys Gjioveshaj dhe Florian Meçe, të cilët duke parë se rruga ishte e zënë, kanë kaluar në krahun e kundërt dhe gjatë parakalimit i janë drejtuar me fjalë fyese Muharrem A.

Rreth 45 minuta më pas, Laert Alushi, në qytetin e Vlorës është takuar me të gjykuarin Florian Meçen duke kërkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bërë.

Në kushtet kur ata nuk janë marrë vesh, ata janë ndarë duke fyer njeri-tjetrin reciprokisht.

Në ndarje sipër, Meçe i është drejtuar viktimës me fjalët “…së bashku do ta zgjidhim ndryshe”.

Rreth orës 19:00, mbas kësaj ngjarje, në rrugën “10 Korriku”, afër pishinave, automjeti i drejtuar nga Laert Alushi, në të cilin ndodhej dhe Spartak H., është përballuar me automjetin e ndaluar, tip Benz Mercedes, në të cilin ndodheshin dy të gjykuarit.

Florian Meçe, nga automjeti i tij, i ka bërë shenjë viktimës që të ndalojë.

Mbas ndalimit të automjetit dhe në kohën që viktima doli prej saj, Florian Meçe duke qenë dhe ky në këtë çast, jashtë automjetit, i është drejtuar atij duke i thënë “që kur ke ardhë nga Gjermania je bërë gangster i madh”.

Mbas këtyre fjalëve, në momentin që Floriani dhe viktima janë kapur me njëri tjetrin, Ergys Gjioveshaj ka shkuar në automjetin e Florianit nga ku ka marë një automatik.

Duke qenë jashtë automjetit, me armën në dorë, të drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thene “Lëre Lani, lëre, hapu”.

Floriani, mbas thirrjes së shokut të tij, duke e larguar viktimën nga vetja, e ka shtyrë atë me forcë në drejtim të armës, që Ergysi mbante në gjendje sulmi.

Veprimet e tij i ka shoqëruar me fjalët “na bjeri”.

Duke qene në këto kushte, me armën që kishte në dorë, Ergys Gjioveshaj ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimes, duke e dëmtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.

Mbas kryerjes të këtyre veprimeve, dy të gjykuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë aty armën me të cilën është kryer vrasja.

Viktimës i është dhënë ndihmë e menjëhershme mjekësore, por jeta e tij nuk është mundur te shpëtohet./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *