Shorti i Champions League: Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

Postuar më: 21 April 2017 13:15

Derbi madrilen ne gjysmëfinale, fat për Juventus.

Mjaft bujare goglat e hedhura nga legjenda Yan Rash ne Niion te Zvicrës per “Zonjën e Vjetër” qe eliminuan nje përplasje jo vetëm me kampionet ne fuqi te Evropës, por edhe nje skuadër shume te forte si ajo e Atletikos se Diego Simeone.

Ndërkohë, përsëritet finalja e vitit te kaluar te turneut prestigjioz te Evropës. Real dhe Atletiko jo vetëm nje derbi i kryeqytetit spanjoll, por tashme edhe i Europes.

Dy here e ka mundur ne finalen e Champions League Reali, Atletikon, duke u shfaqur si “macja e zeze” e Los Colchoneros ne Europe. Ne sezonin 2013-14 ne shtese 4-1 dhe vitin e kaluar pas 120 minutave te barabarta 1-1 nga pika e bardhe e penalltisë.

Ndërkohë ketë sezon ne kampionat Reali ka fituar 3-0 ne “Vicente Calderon”, ndërsa ka barazuar ne Santiago Bernabeu me rezultatin 1-1. Nje sfide gjigandesh jo vetëm me yje te shumte ne te dy skuadrat, por edhe nje përplasje mes dy trajnerëve karizmatike Zinedin Zidan dhe Diego Simeone.

Juventus e ka kaluar turin sa here është përballur me skuadrën e principatës ne Champions League. Ne gjysmëfinalet e sezonit ’97-’98 dhe çerekfinalet e 2014-15. Dhe për me tepër ne këtë sezon “Zonja e Vjetër” nuk pesoi asnjë gol ne dy sfidat përballë francezeve.

Nga ana tjetër, italianet i kane fituar te dy sfidat ne shtëpi ne këto vite përballë Monakos 4-1 dhe 1-0. Duke përfshirë edhe kupën e panaireve, Juventus ka kaluar turnin 10 here 10 ne fazën e eliminimit direkt ne te gjitha kompeticionet evropiane kundër francezeve.

Ndërkohë vetëm ne kupën e kampioneve tashme Champions League, italianet kane kaluar ne te gjitha rastet gjysmëfinalet përballë skuadrave franceze kundër Bordo ne ’85-en, Nantes ’96-en dhe Monaco ne ’98-en.

Takimet e para gjysmëfinale do te luhen ne datat 2 dhe 3 maj, ato te kthimit nje jave me pas ndërsa te gjitha këto sfida te apsionuarit e futbollit me prestigjioz te planetit, do te kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring dhe Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *