Shkodër, kanos me armë 26-vjeçaren

Postuar më: 21 April 2017 10:32

Policia e Shkodrës ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale.

Motivi i pronësisë ka qënë shkaku i konfliktit mes M. J., 26 vjeçe dhe Alfred Jakaj, 35 vjeç në fshatin Lohë e Sipërme të Malësisë së Madhe.

Jakaj ka qëlluar tre herë me armë zjarri duke kanosur për jetën 26-vjeçaren.

Policia është nisur drejt vendngjarjes sapo ka marrë njoftimin duke bërë të mundur arrestimin e Jakajt dhe sekuestrimin e pushkës gjysëmautomatike.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e kanosjes, prishja e qetësisë publike dhe armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *