Senatorët e zhgënjyer nga DASH: Do e hetojmë Soros-in

Postuar më: 21 April 2017 10:53

Gjashtë senatorë amerikanë, që kërkuan nga Departamenti i Shtetit të hetojë në lidhje me shpenzimin e parave të taksapaguesve amerikanë në Maqedoni e Shqipëri, pasi po përdoren për qëllimet e miliarderit George Soros, mbetën të zhgënjyer.

Ata morën një përgjigje jo nga drejtuesi i Departamentit të Shtetit, por nga një zyrtar i nivelit të ulët, ku thuhej se fondet janë përdorur me përgjegjësi.

Por gjashtë senatorët republikanë duket se nuk janë kënaqur nga përgjigjia e DASH.

Sipas “Daily Signal”, ata kanë vendosur të hetojnë me mjete të tjera.

Në mars të këtij viti, gjashtë senatorët thanë se fondet e përfituara nga Organizata për Shoqëri të Hapur e Soros-it, po përdoren për të mbështetur forcat politike të majta në Maqedoni e Shqipëri.

Letra mbante firmat e senatorëve Mike Lee, James Inhofe, Ted Cruz, Billd Cassidy, Thom Tillis dhe David Perdue.

Një zëdhënës i senatorit Lee, tha: “Senatori nuk është i kënaqur me letrën dhe beson se çështja duhet të rishikohet nga Sekretari Tillerson. Nëse Departamenti i Shtetit nuk ka vullnet për të shqyrtuar siç duhet këtë çështje, do shohim opsionet për të zgjidhur këtë çështje me mjete të tjera”.

“Daily Signal” shkruan se në Shqipëri, korrupsioni dhe trafiku i drogës është shumë i përhapur, ndërkohë që Soros njihet si një mbështetës i relaksimit të ligjeve për drogën.

Në letrën e gjashtë senatorëve thuhej se Soros po ndihmon kryeministrin Edi Rama që të forcojë pushtetin e tij përmes reformës në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *