Salsano Rrapi drejtë Hollywood-it, ja në cilin film do ta shohim aktorin

Postuar më: 19 April 2017 16:17

Salsano Rrapi aktori dhe moderatori i spektaklit të njohur ‘Portokalli’ ka publikuar disa foto në të cilat shfaqet me një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë botërore.

Bëhet fjalë për aktorin ë njohur Armand Assante, i cili është vlerësuar gjithashtu me çmimet “Emmy”, si dhe është nominuar disa herë për çmimet “Golden Globe”.

“Sapo xhirova një skenë me këtë bobin, çfarë fati!”,- ka shkruar Salsano përbri fotove. Por çfarë fshihet pas këtyre fotove të aktorit shqiptar përkrah yllit të kinematografisë botërore.

I kontaktuar nga “Blitz.al”, Salsano ka zbuluar ai po luan përkrah aktorit 67-vjeçar në filmin “The Brave Ones”, xhirimet e të cilit po realizohen në Bullgari.

‘Për momentin ndodhem në Bullgari duke xhiruar disa skena për filmin “The Brave Ones”. Kam aty një rol të vogël, respektivisht unë do të luaj rolin e avokatit të aktorit të njohur Armand Assante në film”, – ka treguar Salsano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *