Revista amerikane “People”: Njihuni me gruan më të bukur në Botë

Postuar më: 19 April 2017 22:35

Revista amerikane “People” të mërkurën ka shpallur aktoren Julia Roberts për femrën më të bukur në botë për këtë vit, që është hera e pestë dhe rekorde që i ndahet ky titull.

Aktorja 49-vjeçarja më herët kishte fituar këtë titull në vitet 2010, 2005, 2000 dhe 1991.

Roberts, fituese e Oskarit për “Erin Brokoviq” nga viti 2000, ka mirëpritur vendimin e revistës për t’u zgjedhur femra më e bukur në botë.

Kjo ishte hera e 28-të që “People” shpall femrën më të bukur në botë, ndërsa numri më i ri me Roberts në ballinën e revistës do të dalë të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *