Ballina Argetim Revista amerikane “People”: Njihuni me gruan më të bukur në Botë

Revista amerikane “People”: Njihuni me gruan më të bukur në Botë


Revista amerikane “People” të mërkurën ka shpallur aktoren Julia Roberts për femrën më të bukur në botë për këtë vit, që është hera e pestë dhe rekorde që i ndahet ky titull.


Aktorja 49-vjeçarja më herët kishte fituar këtë titull në vitet 2010, 2005, 2000 dhe 1991.

Roberts, fituese e Oskarit për “Erin Brokoviq” nga viti 2000, ka mirëpritur vendimin e revistës për t’u zgjedhur femra më e bukur në botë.

Kjo ishte hera e 28-të që “People” shpall femrën më të bukur në botë, ndërsa numri më i ri me Roberts në ballinën e revistës do të dalë të premten.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here