‘RAI’ pritet të flasë shqip

Postuar më: 14 April 2017 17:00

Italia është kthyer në atdheun e dytë për emigrantët shqiptarë

Duke marrë parasysh se përtej Adriatikut jetojnë zyrtarisht 467 mijë e 687 shqiptarë, Parlamenti italian mendon që këtij komuniteti t’i ofrohen transmetime radiofonike e televizive në gjuhën shqipe, bën të ditur Shekulli.

Detyrimi në fjalë duhet të përmbushet nga radiotelevizioni shtetëror italian “RAI”.

Kërkesa është paraqitur nga deputetët dhe senatorët e komisionit të mbikëqyrjes së televizionit shtetëror, të cilit i është kërkuar të sugjerojë ndryshimet në dekretin qeveritar për shërbimin e televizionit publik për dhjetë vitet e ardhshëm, shkruan gazeta “La Repubblica”.

Në kërkesë theksohet se gjuha dhe kultura shqiptare në Itali duhet të mbrohet (bazuar në ligjin 482 të vitit 1999) njësoj si gjuhët katalanase, gjermanike, greke, sllovene, kroate, franceze, franko-provensale, friulane, ladine, oksitane e sarde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *