Qyteti luksoz- fantazmë i Hyundai-t në Korenë e Veriut

Postuar më: 20 April 2017 10:00

Këto foto tregojnë një kompleks turistik luksoz në vendin më të izoluar në botë.

Kompleksi gjendet në Korenë e Veriut, por është braktisur pasi një grua nga Koreja e Jugut u qëllua për vdekje aty.

Resorti Kumgang u ndërtua në vitin 1998 nga kompania Hyundai e Koresë së Jugut, e cila pagoi 1 miliard dollarë për 50 vite ekskluzivitet.

Por pasi turistja nga Koreja e Jugut, Park Wang-ja, 53 vjeç, u qëllua atje në korrik të vitit 2008, Koreja e Jugut vendosi të ndalojë të gjithë turet në këtë resort dhe Koreja e Veriut e sekuestroi atë.

Tashmë kompleksi është thjesht një fantazmë- pavarësisht se ka disa hotele, një spa, një zyrë turizmi, një kurs golfi, një klinikë, një supermarket, madje edhe guida për malet aty pranë.

Resorti u ndërtua si një vend ku të afërmit e Koresë së Veriut dhe ata të Jugut mund të takoheshin për herë të parë pas dekadash.

Resorti gjendet në një zonë të demilitarizuar dhe është vizituar nga rreth 2 milionë turistë koreano-jugorë nga viti 1998 deri në vitin 2008.

Zonja Park po ecte në plazh dhe hyri në një zonë të rrethuar ushtarake të Koresë së Veriut, ku u qëllua nga rojet.

Qeveria e Koresë së Veriut tha se turistja kishte injoruar paralajmërimet e ushtarëve.

Në hakmarrje, Koreja e Veriut vendosi të konfiskojë kompleksin turistik.

Vendi komunist e ka vendosur në punë resortin, por vizitorët numërohen me gishta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *