Pas Kinës në Venezuelë, historia përsërit vetveten…

Postuar më: 20 April 2017 18:15

Export to PDF | Export to DOC

Fotoja ikonë e protestuesit kinez, që qëndroi stoik përballë autokolonës së tankeve në protestat e dhunshme të 1989 që përfshinë Kinë, është “rivënë” në skenë dhe këtë herë në Venezuelë.

Një protestuese qëndroi përballë një autoblindi në protestën e quajtur si “Nëna e të gjitha marshimeve”, ku miliona venezuelianë dolën në rrugët e vendit kundër Presidentit Nicolas Maduro.

Gruaja mbante në fytyrë një shami për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës dhe detyroi autoblindin e nisur drejt turmës, që të ndryshonte udhë.

Protestat e dhunshme i kanë kushtuar jetën një adoleshent në Karakas dhe një grua në San Kristobal, në afërsi të kufirit me Kolumbinë, që u qëlluan për vdekje. Ndërkohë, një anëtar i Gardës Kombëtare mbeti i vrarë në kryeqytet.

Disa dhjetëra mijëra persona janë mbledhur për të kërkuar zgjedhje të reja presidenciale dhe lirimin e politikanëve të opozitës, të cilët mbahen në burg.

Nga ana e tij, presidenti Maduro akuzon opozitën se po sulmon policinë. Ai i akuzon ata edhe për plaçkitjen e dyqaneve, duke thënë se mbi 30 arrestime janë kryer në lidhje me këto akte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *