Majlinda Kelmendi, kampione e Europës

Postuar më: 21 April 2017 10:04

Majlinda Kelmendi për herë të tretë në karrierën e saj ka fituar kampionatin evropian.

Këtë vit evropiani i mbajtur në Varshavë të Polonisë foli sërish shqip, pasi Majlinda triumfoi duke mposhtur rivalet e saj pa asnjë problem.

Majlinda në finale mposhti për shumë pak minuta xhudistën ruse Alesya Kuznetsova, dhe kështu ngriti flamurin kosovar edhe në Poloni.

Në rrethin e parë Kelmendi kaloi pa luftë, në të dytin mposhti britaniken Chelsie Giles, kurse në rrethin e tretë zviceranen Evelyne Tschopp.

Në gjysmëfinale u përball me portugezen Joana Ramos para se të deklasonte rusen në finalen e madhe.

Përveç titullit të tretë evropian, Majlinda Kelmendi është aktualisht dy herë kampione bote dhe dhe fituese e medaljes së artë në Lojërat e fundit Olimpike./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *