Llalla: Droga nuk asgjësohet sipas ligjit, po na anashkalojnë

Postuar më: 21 April 2017 10:39

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaruan se trafikimi i lëndëve narkotike mbetet një problem për vendin tonë.

“Trafikimi i lëndëve narkotike është problem tepër shqetësues. Vijojmë të kemi kontakte me institucionet e tjera përgjegjëse, por rezultatet e zbulimit të autorëve të kësaj vepre penale, vazhdojnë të jenë të ulëta”, tha Llalla.

Po kështu Llalla denoncoi dhe mbajtjen jashtë të prokurorëve në asgjësimin e bimëve narkotike.

Ai paralajmëroi se prokurorët do të nisin hetim për çdo rast.

“Edhe mënyra e administrimit të provave materiale mbetet shqetësim. Ka mospërfshirje të prokurorëve në mënyrën se si sekuestrohen e asgjësohen lëndët narkotike. Droga e sekuestruar nuk po asgjësohet sipas ligjit”, shtoi kryeprokurori.

Ndërsa ministri Vasili tha: “Qeveria duhet të jetë e pakursyer për fondet që vë në dispozicion për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Duhet ashpërsuar politika penale për grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kanabis”.

1 koment për këtë artikull
  1. Nik Lesi at 11:59 am

    Llalla ankohet se nuk po merr pjesen qe merte! Kur do te marre fund kjo situate ne Shqiperi! Por a do te marre fund valle! Jo sa te jene gjalle Sala dhe Likja dhe keta “zorret” e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *