‘Kadareja’, Mustafa Nano: Lubonja të skuqet për kritikat që ka bërë

Postuar më: 18 April 2017 19:12

Analisti Mustafa Nano ka reaguar në lidhje mbi debatin e kohëve të fundit mes Fatos Lubonjës dhe Ismail Kadaresë.

Në emisionin e tij “Zululand”, Nano u shpreh kundër analistit Lubonja duke thënë se nuk duhet t’i gjykojë të tjerët mbi bazën e vizionit që ai ka për artistët në botë dhe se duhet të skuqet që e ka bërë deri më sot.

“Lidhur me kritikat e Fatos Lubonjës mbi Kadarenë, tash e tutje një kritikë nuk duhet t’ia lejojë më vetes, atë mbi kulturën e simulim-manipulimit. E duhet të skuqet që e ka bërë deri më sot në rrethanat që paska qenë vetë pjesë e kësaj kulture.

Kritikat e llojeve të tjera mund t’ia bëjë Kadaresë, piktorit Edi Rama dhe gjithë piktorëve dhe artistëve të tjerë, veçse jo mbi bazën e vizionit që ai ka për artistët në botë.

Përpara disa ditësh ai bëri një shkrim ku midis të tjerash ishte edhe një frazë e tillë: “Artisti i vërtetë ka nevojë edhe për aftësinë për të dëgjuar kritika, edhe për një humanizëm që e tejkalon shumëherë dashurinë vetëm për vetveten”. Sikur të mos e dija se këtë gjë e ka shkruar Lubonja, do të mendoja se është ndonjë frazë e Andrej Zhdanovit, apo e Stalinit, apo e Mao ce Dunit, apo e Enver Hoxhës. Mirëpo, jo, ky vizion banal mbi artistin është i Fatos Lubonjës”, tha Mustafa Nano.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *