Kadare: Ju rrëfej si e njoh unë Enver Hoxhën, ishte mediokër si…

Postuar më: 20 April 2017 15:16

Ai ndihej i lirë më shumë se çdo njeri i lirë. Liria e brendshme i dha mundësinë të shkruante. Kjo e bëri një shkrimtar të madh.

Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, ka dhënë një intervistë për agjencinë rumune “news.ro”.

I pyetur nëse Enver Hoxha ishte njeri i fuqishëm, ai përgjigjet: “Jo, ai ishte një imazh i krijuar për njerëz të zakonshëm dhe naivë. Për mua ishte një mediokër”.

Gjatë një bisede me gazetaren Magda Gradinaru, shkrimtari ka rrëfyer jetën nën diktaturën komuniste, paralelizmin mes diktaturës komuniste dhe Perandorisë Osmane, legjendat dhe mitet me origjinë europiane, zgjedhjet e një shkrimtari, diktatorin Enver Hoxha, Leninin, Karl Marksin, mërgimin, etj.

“Është një mister i njerëzimit për mua. Hitleri ishte mediokër, Musolini ishte deri diku i aftë, Stalini ishte po ashtu mediokër. Për Leninin është krijuar një legjendë që ka qenë një gjeni, por unë nuk e besoj.

Ai ka shkruar një libër të vogël mbi letërsinë, plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës. Kam gjetur atje tri thënie interesante.

Ai ka qenë një burrë mizor, që bashkoi mizorinë me pamjen e tij modeste. Madje, unë kam dyshime të mëdha edhe për Karl Marksin”– thotë Kadare, duke shtuar se: “Këtu në Perëndim, shumë e konsiderojnë një gjeni. Po, ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”./Panorama.com.al/

6 komente për këtë artikull
  1. Leler at 3:49 pm

    Ore, me duket se cmimi Nobel me ligj nuk i jepet njerezve te rrjedhur.
    KA BY… KY TE FLASE PER MEDIOKRITETIN E NJEREZVE QE KANE BERE HISTORINE E BOTES.

  2. shushica at 4:52 pm

    Natyrisht ,Kadare jep nje interviste te tille per rumunet,duke i menduar ata si nje popull i prapambetur ,por edhe ketu gabon .Me kete interviste ka demonstruar nje rast interesant per tu sdudjuar ,,,si mund te nderthuren talenti dhe kultura me moralin banal te nje lumpen proletari te lagjeve te varfera te metropolve …Kadare ,qe jeton ne France ,ne vendin ku kulturat e te gjitha rrymave ekonomike dhe filozofike ndeshen ne cdo hap ,te jep pershtypjen se vjen nga basifondet e Lagosit ….apo San Paolos…Praktikisht te gjithe ekonomistet dhe filozofet bashkohore moderne ne universitetet me te famshem i bazojne studimet e tyre ne nje mase te rendesishme tek Marksi ,provinciali lekist gjirokastrit Kadare hedh dyshime ….Merr nje kopje te T.Pikety…z.Kadare ,e ke aty ne Paris ,eshte libri me i lexuar ne boten moderne akademike ….trajtime neomarksiste per Kapitalin e shekullit te xxl jane reference per per kedo qe kerkon te kuptoje boten bashkohore …..Ndoshta ty nuk te interesojne ,nuk te bejne pershtypje varferia ,qindra milionat qe punojne ,por gjithesesi kjo eshte nje fatkeqesi per ty ,qe ne ndryshim me jeten tende te pare ,je kthyer nje njeri i vogel ,pa asnje ideal ,,,edhe pse ndonjehere kombinon disa fraza per lirine ….utopike ,jashtokesore…..
    Sa per dijeni librat e tua ,ato qe te bene te famshem,jane pjese e biblotekes sime…..Por egzistenca jote aktuale eshte banale…

  3. MH at 2:12 am

    Gjimnazisti Medioker!!!

    Meqe ishte medioker.Pse nuk e mposhte.Po nuk kishe kercike as bithe.Mirese ti ishe nji hije mbi toke tue dasht me te krahasue me shtetet te niveleve ku e ku me shqiperine e deri me superfuqit.Pse nuk e mposhten kete medioker.Po si tu dridhe bitha dhe ike jasht vendit me sistem lirie krejt te kundert me ate te medikorit.Kur Dom Simon Jubani te vlersoi ne huazim me mencurine tende: Dhe ky iku si jashqitje e kombit.
    Gjimnazisti medioker triumfoj mbi agjenturat ma te sofistikuara boterore te cilat kontigjentin e te diplomuarve shqiptare ne shkollat e tyre i perdori ne vend te kavieve laboratorike per te rrezuar gjimnazistin medioker.

  4. Berati Ra... at 3:55 am

    Absolutisht,
    rast i denje pwr psikologwt dhe psikiatret…
    Kategorite morale?!
    Mosmirenjohes?!
    “Une s’jam Engels, qe t’i di te gjitha!” shkruar te Dimri i Vetmise se…Tij.
    “Ne jemi te dy shkrimtare…” ka thene e ka shkruar per Enverin.
    “U prish me ruset pwr krenari kombetare…”
    Pas vdekjes, e mbrojti ne “Le Monde”. ..

  5. Shkodrania at 3:25 am

    Ju komentuesve ju ka pickue grethi me duket.Seicili ka te drejte te jape mendimin e te vleresoje ashtu siq e ndjen dhe e mendon.Cdo njeri prej nesh me kalimin e kohes dhe ne rrethana te reja ndryshon mendim dhe qendrim.Nje peme qe nuk jep frute te mira pritet .KUSH JANE TE MIRAT QE I SOLLEN NJERZIMIT personat e permendura nga z. Kadare?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *