Ja pse u shty mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Postuar më: 20 April 2017 11:11

Shtyhet për një kohë të pacaktuar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe e Kosovës e planifikuar për më 24 prill në qytetin e Vlorës.

Ky fakt është konfirmuar për “Kohën Ditore” nga burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Të njëjtat burime theksojnë se ende nuk ka një datë tjetër se kur do të mbahet mbledhja, ndërkohë që shkak i kësaj shtyrje kanë qenë moszbatimi i disa marrëveshjeve që janë firmosur, duke nisur që nga mbledhja e parë e mbajtur në janar të vitit 2014 në Prizren, shkruan “Koha Ditore”.

Kështu që në mbledhjen e katërt, që do të mbahet në Vlorë do të shkohet me zbatim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara një vit më parë në Prishtinë, por edhe ato të pas janarit të vitit 2014, ku në mbledhjen e parë të përbashkët në Prizren është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë, pasuar me atë të marsit të vitit 2015 në Tiranë dhe të qershorit të vitit 2016 në Prishtinë…

1 koment për këtë artikull
  1. Andrea Kosovari at 11:52 am

    Kur bejne mbledhje me Serbet nuk shtyhen datat,ne jemi e zeza e vetes,dhe keto takime Shqiperi-Kosove po behen sa per konsum te brendshem politik dhe perher ne kohe zgjedhje dhe krizash per ti hutuar popullin qe te besojn akoma ne enderren e tyre ” Shqiperi Etnike”
    Te gjitha rruget me Serbine po hapen dhe te gjitha rruget dhe marreveshjet me Shqiperine po mbyllen, me vjen keq vetem per shqiptaret ne Maqedoni dhe Presheve, se jane akoma ne dor te armikut, se ne u bem shtet,si Shqiperia,tani interesi vendor dhe nuk na shkon mendja tek shqiptaret tane,kur ne nxjerrim syt njeri tjetrit per nje karrige,normal qe maqedonet dhe serbet na vrasin vellezerit tane ne maqedoni dhe presheve,se sjemi ne gjendje ti mbrojm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *