Ja autori: ISIS merr pësipër atentatin në Paris

Postuar më: 21 April 2017 09:47

Grupi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër sulmin që ndodhi dje në Champs Elysees ku një polic mbeti i vrarë.

“Dje rreth orës 19:00 disa policë u shënjestruan nga një person me armë automatike në zonën më turistike të Parisit. Një nga policët u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa sulmuesi mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit”, sipas burimeve policore.

“Autori i sulmit në Champs Elysees në qendër të Parisit është Abu Yussef nga Belgjika dhe është një nga luftëtarët e Shtetit Islamik”, njofton ISIS-i nëpërmjet organit të tij të propagandës Amaq.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar nga autoritetet si Karim Cheurfi, 39 – vjeç.

Ai rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë, i arrestuar për plagosje të policëve në vitin 2001. Cheurfi njihej nga autoritetet franceze si i radikalizuar, por nuk është e qartë pse ishte lënë i lirë.

Shëtitorja “Champs Elysée” është rihapur mëngjesin e sotëm.

Sulmi vjen vetëm pak ditë përpararaundit të parë të zgjedhjeve presidenciale franceze që do të mbahen këtë të dielë. Të gjitha aktivitetet elektorale të kandidatëve presidencialë Fillon, Macron dhe Le Pen janë anuluar për sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *