Ish-ministri i Metës: Policia pranoi se në radhët e saj ka kultivues hashashi

Postuar më: 02 April 2017 18:21

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas shkarkimit të disa punonjësve të policisë në Lezhë dhe Kurbin, pasi akuzohen për shkelje të detyrës, ndërsa dyshohet se janë përfshirë në rastet e favorizimit të kultivimit të lëndëve narkotike.

Përmes një statusi në rrjetin social ‘Twitter” Manjani shkruan se shkarkimet konfirmojnë se në radhët e policisë ka kultivues hashashi dhe trafikantë, ndërsa ky është fundi i policisë që deshën.

“Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!”- shkruan Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *