Ish-banori i ‘Big Brother 4’ dhe partnerja e tij në pritje të fëmijës së parë

Postuar më: 19 April 2017 17:30

Ervin Sinjari është një nga banorët më të komentuar të “Big Brother Albania 4” edhe pse brenda shtëpisë nuk ishte nga konkurrentët më të suksesshëm.

Edhe pse pjesëmarrës në “Big Brother 4” Ervini ka qenë gjithmonë pjesë e mediave për shkak të jetës së tij të luksit. Ai shfaqet shpesh në Tajlandë duke shijuar momentin në festa të çmendura.

Edhe ju jeni kuriozë se me çfarë merret Ervini që shijon gjithë këtë jetë të zhurmshme apo jo? Njësoj dhe ne ndaj e pyetëm vetë Ervinin.

“Kam 16 vite që bëj një jetë mes 4 shteteve dhe 2 kontinenteve. Në Shqipëri vij për pushime, në Tajlandë kam një restorant, në Londër kam ekskluzivitetin e një pike bastesh dhe në Itali kam shtëpinë dhe njerzit e afërt…”,– është shprehur Ervini.

Ndërkohë që lajmi më i bukur që na vjen nga ai është se shumë shpejt do të bëhet baba. Ervini na ka treguar ekskluzivisht për “Blitz.al” se, ai dhe e dashura e tij Eri, janë prej 8 muajsh bashkë dhe duket se janë shumë të lumtur krahë njëri tjetrit aq sa e kanë marrë shpejt vendimin për tu bërë prindër.

“Kishte ardhur koha…”,– thotë Ervini për Blitz.al duke nënkuptuar se vitet e qejfit përfunduan disi sepse fëmijë që do të vijë në jetë kërkon tjetër angazhim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *