I pafajshëm për vrasje: Frroku dënohet me 7.5 vite burg

Postuar më: 21 April 2017 13:03

Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm ish–deputetin Mark Frroku për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në Belgjikë në 1999.

Por Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet e gjysmë burg Mark Frrokun, për akuzën e pastrimit të parave.

Mark Frroku u shpall fajtor për fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje.

Për 4 vjet, Frroku nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike.

Pas seancës, dy avokatët e mbrojtjes paralajmëruan apelimin e vendimit, ndërsa e cilësuan një fitore lirimin e klientit të tyre nga akuza e vrasjes.

“Nuk kishte prova, ishte ndërtuar akuza mbi bazë thashethemesh”, thanë ata.

Sipas prokurorisë, Frroku duhej dënuar:

1. Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim”, kërkoi dënimin 17 vjet burgim.

2. Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg.

3. Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkoi dënimin 15 vjet burg.

4. Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkoi dënimin me 4 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *