Historia e harruar e murgeshave të përdhunuara në grup

Postuar më: 19 April 2017 14:27

Ndërsa trupat e Hitlerit po tërhiqeshin nga Polonia, Ushtria e Kuqe e Stalinit po përparonte drejt Berlinit.

Por në vend që të çlironin vendin, trupat sovjetike përdhunuan dhe plaçkitën kudo.

Në janar të vitit 1945, teksa lufta vazhdonte, autoritetet dërguan në Varshavë doktoreshën Madeleine Pauliac, që të asistonte përpjekjet e riatdhesimit të të burgosurve francezë të luftës.

Kur dr. Pauliac udhëtoi në Varshavë, qyteti ishte rrënuar.

Ajo u ngarkua me detyrën e ngritjes së një spitali për trajtimin e çdo qytetari francez.

Por edhe pse detyra e spitalit ishte të kujdesej për francezët, ajo menjëherë u ndërgjegjësua për shkallën e abuzimeve të trupave sovjetike ndaj femrave.

Në prill të vitit 1945, ajo u emërua kryemjeke e Spitalit Francez në Varshavë.

Gjatë kësaj kohe, ajo gjeti gra polake në zonën e maternitetit, që ishin përdhunuar nga sovjetikët gjatë kohës që ishin në dhimbje lindje ose pak momente pasi kishin lindur fëmijët.

Por ajo zbuloi edhe murgesha shtatzëna, që ishin përdhunuar në grup nga trupat sovjetike.

Disa prej tyre ishin vrarë, të tjerat ishin lejuar të jetonin.

Nipi i saj, Philippe Maynial thotë: “Ajo u ofronte kujdes mjekësor këtyre grave. Ajo i ndihmoi për të shëruar ndërgjegjen e tyre dhe për të shpëtuar manastirin”.

Tragjikisht, dr. Pauliac vdiq gjatë një misioni në shkurt të vitit 1946.

Historia e saj është bërë film, me titull “Të pafajshmit”, me regjisore Anne Fontaine.

Duke shkruar për atë kohë, dr. Pauliac theksonte: “Kishin qenë 25, 15 prej tyre ishin përdhunuar dhe vrarë nga rusët, dhjetë të mbijetuarat ishin përdhunuar, disa 42 herë, disa 35 herë ose nga 50 herë secila. Asnjë nga këto nuk do ishte asgjë sikur pesë prej tyre të mos ishin shtatzëna. Ato kërkuan këshillën time për çështjen e abortimit”.

Shënimet e saj janë përmbledhur nga i nipi, që ka kryer edhe vetë hulumtime për t’i kthyer në subjektin e filmit.

Regjisorja Anne Fontaine thotë: “Këto fakte historike nuk reflektojnë për mirë mbi ushtarët sovjetikë, por kjo është e vërteta. Një e vërtetë që autoritetet refuzojnë ta bëjnë të ditur, edhe pse disa historianë janë të vetëdijshëm për ngjarjet”.

*Marrë me shkurtime nga DailyMail

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *