‘Gumball’ rikthehet në Shqipëri: Ja ç’ndodhi para 10 vitesh

Postuar më: 11 April 2017 11:39

Garat e makinave luksoze, “Gumball 3000” rikthehen në Shqipëri.

Bëhet fjalë më shumë për një paradë makinash të shtrenjta, që udhëtojnë në disa vende të botës.

“Gumball 3000” ka përfshirë edhe Tiranën në itinerarin e vitit 2017.

Makinat e personazheve të famshëm pritet të ndalojnë në Tiranë më 5 korrik.

Dhjetë vite më parë, kjo garë u reklamua me të madhe në Shqipëri, kurse tani duket se makinat do vijnë pa shumë zhurmë.

Kryeministri i asaj kohe ishte mikpritës i garuesve, me në krye rapper-in X-Zibit.

Por pikërisht ai udhëtim drejt Shqipërisë shënoi një njollë të zezë për këtë aktivitet.

Një prej garuesve aksidentoi për vdekje një çift pensionistësh në Maqedoni.

Më pas me makinën e tij Porsche ai nxitoi drejt kufirit për në Shqipëri.

Raportohet se ai u arrestua më vonë, por ngjarja eklipsoi aktivitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *