Ekspertët e lumtur: Ja ilaçi i mrekullisë për trurin

Postuar më: 20 April 2017 10:00

Shkencëtarët shpresojnë se kanë gjetur ilaçin e duhur për të ndaluar të gjitha sëmundjet neurodegjenerative të trurit, përfshi këtu edhe demencian.

Në vitin 2013, një ekip shkencor britanik arriti të ndalojë vdekjen e qelizave të trurit tek kafshët për herë të parë, duke u bërë kryelajm në mbarë botën.

Por përbërja nuk ishte e përshtatshme për njerëzit, pasi shkaktonte dëmtim të organit.

Tani dy ilaçe, që kanë të njëjtin efekt mbrojtës në tru, janë të sigurta për përdorim tek njerëzit.

“Është vërtet e mrekullueshme,” tha profesoresha Giovanna Mallucci.

Ajo thotë se do nisin testimet klinike tek pacientët me demencia sa më shpejt të jetë e mundur.

Por përse mund të funksionojë ky ilaç?

Për të kuptuar këto sëmundje, duhet të kemi parasysh se një virus sulmon një qelizë të trurit, duke bërë që qeliza të reagojë duke ndaluar prodhimin e proteinave për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Por kjo bën që qeliza të shkojë drejt vdekjes.

Ky proces mund të shkatërrojë lëvizjen, kujtesën dhe mund të çojë drejt vdekjes.

Shkencëtarët thonë se përbërësi i tyre mund të parandalojë që mekanizmi i vetëmbrojtjes të nisë funksionimin.

Megjithatë mjekët thonë se duhet pritur edhe të paktën dy-tre vite për rezultatin e testimit./BBC

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *