Donald Lu hidhet sërish në aksion, takon deputeten e PD-së

Postuar më: 21 April 2017 12:29

Export to PDF | Export to DOC

Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një takim me deputeten demokrate Majlinda Bregu, njëherësh Kryetare e Këshillit të Integrimit.

Pas takimit, Bregu ka pranuar se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën politike në vend.

“Situata politike në vend është e tensionuar dhe për këtë faktori ndërkombëtar është i shqetësuar”­, ka thënë Bregu.

Ajo teksa pranon se ishte një takim pune ka sqaruar se takimi i paraprin vizitës në vendin tonë të negociatorit McAllister.

Bregu ka zhvilluar një takim para disa ditësh me McAllister dhe zyrtarë të tjerë europianë gjatë vizitës në Bruksel.

Ajo e ka parë vizitën e saj si një shenjë pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *