Dokumenti: Pritet ardhja e negociatorit gjerman

Postuar më: 19 April 2017 14:23

Të hënën që vjen, në Tiranë pritet të mbërrijë politikani gjerman, David McAllister.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian shihet gjerësisht si njeriu që do negociojë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Mësohet se ai vjen i shoqëruar nga eurodeputeti Eduard Kukan.

Raportohet se McAllister do ketë me vete një dokument, ku pritet të bazohen edhe negociatat mes palëve.

McAllister, që është edhe nënkryetar i Partisë Popullore Europiane, vjen në Tiranë pasi mazhoranca ka bërë thirrje ndaj PPE që të ndërmjetësojë për krizën.

Ndërkohë opozita nga ana e saj ka zhvilluar takime në Bruksel me McAllister, që është pranuar si një negociator.

Vizita e tij vjen në kohën kur kryediplomati gjerman, Sigmar Gabriel ishte shumë i ashpër me opozitën shqiptare.

1 koment për këtë artikull
  1. Shpata at 3:06 pm

    Me 1914 erdhi ne Shqiperi Princ Vidi, i derguari i fuqive te medha, per 6 muaj ai u mundua ti
    ‘Shtrengonte vidat’ pushtetareve Shqipetare qe ziheshin pa fund!
    Pergjate ketyre 107 vjeteve, me qindra te derguar dhe negociatore kane ardhur ne Shqiperi!
    Edhe ne kohen e diktatures Mehmeti qahej tek ambasadori Sovjetik!
    Kur do ta kuptojne Politikanet Shqiptare se duhet ti zgjidhin vete problemet?
    Shpresoj qe per 6 ore, ky McAllisteri te beje çudira!
    Por si duket populli meriton politikanet qe ka!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *